Kompania e Pastrimit 

"RAMA CLEAN"

Vjen fundjava e shumëpritur dhe pret me padurim të çlodhesh, të rrish me familjen, të shpenzosh kohë me fëmijët, shoqërine apo t’i dedikohesh pasioneve të tua. Por rrëmuja dhe papastërtia në shtëpi fillojnë ta ‘ngacmojnë rehatinë dhe sedrën’. Në disa raste i përvishesh pastrimit me kokë për gjithë fundjavën dhe e harron gjithë kënaqësinë e shumëpritur, në raste të tjera bën sikur nuk i sheh dhe gënjen veten se sapo të kthehesh nga puna një nga ditët e javës do të luftosh seriozisht ‘pisllikun’ sepse nuk shtyhet më… Mjaft e torturove veten, ne jemi vetëm një telefonatë apo mësazh larg!

Pastrim Shtepie

www.ramaclean.com

 

Skema e pastrimit:

- Pastrimi i tualeteve

- Pastrimi i dhomave të gjumit

- Pastrimi i dhomave të fëmijëve

- Pastrimi i dhomave të ndenjes

- Pastrimi i kuzhinës

- Pastrim I xhamave

- Pastrimi i shkallve, etj…

 

Zyra apo dyqani është ambienti ku ju shpenzoni pjesën më të madhe të ditës suaj. Është e rëndësishme që ky ambient të shkëlqejë për ju dhe klientët tuaj. Por puna dhe lodhja ditore nuk ju lenë kohë të mjaftueshëm për t’u kujdesur për pastërtinë e tij. Ndërkohë që ju fokusoheni në biznesi juaj, na lejoni ne të bëjmë atë që qëndron në thelb të biznesit tonë, të pastrojmë me profesionalizëm maksimal çdo cep të ambientit tuaj të punës.

Pastrimi i Zyrave dhe i Dyqaneve

Te perhershmet:

 

- Pastrimi I dyshemeve dhe Parketeve

- Pastrimi I tavolinave dhe rafteve te pa zena

- Pastrim te tualetit Zyres / Dyqanit

- Pastrim I Shkalleve

Sipas nevojes

 

- Sistemim i rafteve të dokumentave

- Sistemim të produkteve që shiten në rafte apo varëse

- Sistemim të magazinës ose depove

- Pastrim të xhamave dhe dyerve

- Pastrim i oborrit përpara zyrës/dyqanit

 

Kujdesi per te moshuarit

KUJDESI PËR TË MOSHUARIT:

 

Të moshuarit ashtu sic janë të dashur për ne kërkojnë edhe vëmendjen, edhe kohën  për t’u përkujdesur për ta.  Gjyshërit dhe gjyshet tona, por jo vetëm, tani më nuk i kanë mundësinë të kujdesen për veten e tyre sic e bënin dikur. Tani ata kanë nevojë për ju më shumë se kurrë, por ju nuk i keni mundësitë që të rrini gjatë gjithë kohës në shtëpi .Orët e gjata të punës, fëmijët apo aktivitete të tjera nuk ju lejojnë të qëndroni pranë të afërmve tuaj më të dashur. Këtu  vijmë ne që jemi vetëm një telefonatë larg dhe përkujdesemi për të dashurit tuaj të moshuar, njësoj si ju.  Menaxheri jonë i përkujdesjes do të vijë t’ju takojë  për të kuptuar më mirë  nevojat specifike  të të afërmve tuaj, në mënyrë që të projektojë një plan përkujdesje.

RAMA CLEAN vjen pranë jush  për t’u përkujdesur për të afërmit tuaj  të moshuar , duke ju lënë   më shumë kohë juve për t’i dashur  ata.

 

Informacion I kërkuar


Në momentin që ju do të na telefononi për të kërkuar shërbimin e përkujdesjes për të moshuar, ne do të na duhen disa nga informacionet e renditura më poshtë:
Moshën e personit
Për sa persona po kërkoni përkujdesje?
Cili është shërbimi specifik që po kërkoni?
Orari i përcaktuar prej jush
Adresën e banimit
A do ketë njëri në shtëpi gjatë kohës që do ofrohet shërbimi?
Porosi të veçanta që ju keni për kujdestaren.

 

Skema e përkujdesit:

 

RAMA CLEAN ofron këto ativitete ditore për të afërmit tuaj :
Përkujdesje personale ndihmë me ndërrimin e rrobave, ndihmë me higjenën personale duke

përfshirë edhe asistencë në larje dhe shkuarjen në tualet
Asistencë për përgatitjen e vakteve
Shëtitje brënda ose jashtë shtëpisë
Administrimi i ilaceve dhe përkujdesje për shëndetin mendor
Ndihmë për të mbajtur shtëpinë të rregullt duke përfshirë edhe larjen e rrobave
Aktivitete si leximi apo të luajtur ndonjë lojë si p.sh letra apo libra
Në vijim të kërkesës suaj, do ju vëmë në kontakt me kujdestaren e sugjeruar në rastin tuaj së cilës mund t’i bëni një intervistë telefonike ose ta takoni paraprakisht.

KLIKO ne